Kryetari Begaj inspektoi gjendjen e rrugëve në fshatrat malore

Kryetari i Komunës së Malishevës, ka vizituar fshatrat Berishë dhe Fshat i Ri, në Malet e Berishës, për ta parë nga afër gjendjen e rrugëve, në këto vendbanime të thella malore. Aktualisht rrugët janë të kalueshme, por në disa vende, sidomos brenda në Fshat të Ri, ka akull në rrugë dhe vozitësit duhet të kenë kujdes të shtuar.

Pas inspektimit të rrugë, kryetari Begaj, përmes Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ka kërkuar që kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, të hedhë krip në këto rrugë, në mënyrë që rruga të jetë lehtë e kalueshme.

Përndryshe, rrugët janë të hapura dhe të kalueshme, në të gjitha fshatrat e Komunës së Malishevës, përfshi edhe fshatrat e thella malore.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve do të filloj vlerësimin në terren prej datës 22 janar

Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësive të tjera, njofton të …