Zgjerohet NISMA në Skenderaj

Dega e Nismës në Skenderaj themeloi dy nëndegë të fuqishme, në Obri të Ulët dhe Likoc. Në themelimin e këtyre dy nëndegëve kanë marr pjesë: Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën Çerkin Dukolli, anëtari i Këshillit Kombëtar të Nismës Faton Thaqi, deputeti nga radhët e Nismës Milaim Zeka, si dhe Bashkim Musliu, Bahri Beqiri dhe Ilir Meha nga kryesia e Degës së Nismës në Skendraj. Kryetar i nëndegës në Obri u zgjodh Bujar Smakiqi, ndërsa kryetar i nëndegës në Likofc u zgjodh Elmi Hamza.Në emër të Nismës për Kosovën, Çerkin Dukolli falënderoi të gjithë anëtarët e rinj në degën e Skenderajt, përkatësisht në dy nëndegët Obri e Ulët dhe Likoc, për rreshtimin e tyre në Nismën për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …