Sekretari i përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri: Jemi kundër shfuqizimit të Speciales dhe pro demarkacionit

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri: Jemi kundër shfuqizimit të Speciales dhe pro demarkacionit

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka thënë se kjo parti është kundër  shfuqizimit të Gjykatës Speciale dhe pro votimit të demarkacionit me Malin e Zi. Këtë qëndrim Beqiri ia ka shprehur, presidentit të Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul, gjatë qëndrimit në Strasburg.

“Mora pjesë në takim të grupit parlamentar të Partive Popullore, ku ne LDK-ja, jemi anëtar. U takova me z. Joseph Daul, president i Partive popullore Evropiane. E informova për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e qarta të LDK-së, veçmas për dy çështjet preokupuese këto ditë. Jemi kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale dhe jemi për votimin e demarkacionit me Malin e Zi”, ka shkuar në mes tjerash Beqiri në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …