Ministri Lekaj dhe Kryetari Elezaj biseduan për projektet e Klinës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj i cili ishte i shoqëruar nga Lorenc Marleku drejtor i Urbanizmit dhe Mbrojtje të Mjedisit, më të cilët ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Klinës. Kjo bëhet e ditur në komunikatën për media të Ministrisë së Infrastrukturës.  Ministri Lekaj, i ka premtuar kryetarit Elezaj, se bazuar në mundësitë buxhetore dhe ligjore, projektet e Klinës do të mbështeten. Në anën tjetër kryetari Elezaj, e ka falënderuar ministrin Lekaj, për mbështetjen e ofruar dhe e ka njoftuar atë mbi projektet që ai synon ti realizojë gjatë këtij viti në komunën e Klinës.

Lekaj e Elezaj janë dokorduar se projektet e nisura duhet të përfundohen brenda afateve dhe se çdo projekt me rëndësi vitale për qytetarët duhet trajtuar me prioritet.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …