Boban Bogdanoviq

Ministria e Jashtme e Gjermanisë apelon të qytetarët e saj, që të mos shkojnë në pjesën veriore të Kosovës

Ministria e Jashtme e Gjermanisë gjatë ditës së djeshme paralajmëroi qytetarët e saj se duhet të shmangin lëvizjet në veri, pasi situata është e tensionuar. “Situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar”, thuhej në një deklaratë të kësaj ministrie, raportojnë mediat. E duke aluduar në këto deklarimi, ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin kërcënoi duke thënë se ushtria serbe po monitoron situatën në veri të Kosovës. Madje ai theksoi se shërbimet serbe i kanë vërtetuar pretendimet e shtetit gjerman. Ndaj Vulinit, reagoi Enver Hoxhaj, i cili tha se deklaratat e tij janë kërcënim për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …