Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, kryetar i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, në emisionin ka theksuar për Radio-Dukagjini se ai nuk do ta votojë Hashim Thaçi për pozitën e kryetarit. Sipas tij, “janë të pasinqerta deklaratat e disa deputetëve të koalicionit qeverisës të cilët po deklarojnë se do të votojnë kundër kandidaturës së Thaçit për president, por që do të qëndrojnë në seancë”. Kelmendi konstaton se figura më unifikuese për pozitën e kryetarit të Kosovës është Murat Jashari, duke shtuar se “kjo familje emblematike e meriton një nder të tillë”. “Kandidatura e Murat Jasharit është një test për të gjithë ata që në emër të kësaj familje kanë grumbulluar vota për vite të tëra. Kjo familje, edhe për një fakt tjetër, e meriton që një anëtar i saj të jetë në krye të shtetit. Asnjëherë Jasharajt nuk janë rreshtuar prapa asnjë partie, duke qenë parimor dhe shumë korrekt”, ka shtuar Kelmendi.
Kontrolloni gjithashtu
Halil Kastrati dhe Bekim Jashari bashkojnë zërin për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës
Halil Kastrati dhe Bekim Jashari kanë përcjellë një mesazh të përbashkët për shqiptarët e Preshevës, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
