leoni

OVL-UÇK: Këshilli i protestave ka dhjetëra veta, ndërsa pas OVL qëndrojnë rreth 30 mijë veteranë

Sot, duke filluar në orën 12.00 është paraparë të mbahet protestë, në Prishtinë, e një pjese të  veteranëve të UÇK-së, të drejtuar nga Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së. Me kërkesat e tyre pajtohet edhe Organizata e Veteranëve të UÇK-së, por nuk pajtohet me organizimin e protestës.  Mospajtimet për vonesën e fillimit të zbatimit të ligjit për pensionet e veteranëve të UÇK-së, kanë bashkuar veteranët. Por ajo që i ndan janë veprimet, për të arritur qëllimin. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së,  Smajl Elezaj mohon mundësinë që të përfshihet në protestën e  Këshillit, i cili sipas tij ka 10 apo 15 veta, ndërsa pas  Organizatës  qëndrojnë rreth  30 mijë veteranë”, thotë Elezaj, duke mohuar mundësinë që sot në protestë të dalë edhe Organizata e Veteranëve të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …