Bekim Çollaku

Çollaku: Kosovës duhet t’i ofrohet qartësi në procesin e integrimit në BE njësojë sikur shteteve tjera

Në një shkrim autorial në gazetën evropiane EUobserver, Bekim Çollaku, ish ministri i Integrimit Evropian dhe tani shef i Stafit të Presidentit të Republikës së Kosovës, ka shkruar se Kosovës duhet t’i ofrohet qartësi në procesin e integrimit në BE njësojë sikur shteteve tjera. Njohësi i integrimeve evropiane, Bekim Çollaku ka shkruar se Bashkimi Evropian duke marrë në konsideratë të kaluarën e hidhur konfliktuoze të gjashtë shteteve të Ballkanit perëndimor të cilat aspirojnë të anëtarësohen në BE, si dhe problemet aktuale ende të pazgjidhura, anëtarësimi i gjashtë shteteve të Ballkanit perëndimor në BE të ndodhë në të njëjtën kohë dhe në bllok. Në rast se BE-ja vendos që në strategjinë e saj të caktoj afate kohore specifike për anëtarësimin e vetëm të disa shteteve duke i kualifikuar ato si prijëse në procesin e integrimit evropian, ndërsa për të tjerat nuk ofrohet qartësi, duke i konsideruar ato si të mbetura mbrapa, atëherë një gjë e tillë vetëm do të mund të rrit tensionet në rajon, ka paralajmëruar ish ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …