leoni

U mbajt konferenca “Edukimi, çelës për t`u përballur me ekstremizmin dhe radikalizmin online”

U mbajt konferenca “Edukimi, çelës për t`u përballur me ekstremizmin dhe radikalizmin online”

Organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sot u mbajt konferenca me temën “Edukimi, çelës për t`u përballur me ekstremizmin dhe radikalizmin online”. Gjatë fjalës para të pranishmëve, kryeministri, Ramush Haradinaj tha se institucionet nuk duhet lejuar ata që tentojnë t’i bëjnë fëmijët tanë vrasës, që këtë ta bëjnë para syve tanë, para prindërve, para edukatorëve, para institucioneve të rendit dhe të ligjit. “Qëllimi i Kosovës është t’i themi Stop depërtimit, mbërritjes dhe marrjes së fëmijëve. Dikur është vonë nëse nuk reagojmë me kohë. Nuk guxojmë dhe s’do ta lejojmë këtë. Kushdo që bënë paqe me këtë, është duke u pajtuar që fëmija i tij/saj, ta ketë atë fat. Ne do të jemi bashkë, do të jemi unik dhe të vendosur që mos ta lejojmë këtë. Do t’i gjejmë të gjitha rrugët, mundësitë dhe mjetet e nevojshme që kjo mos t’i ndodhë Kosovës, theksoi në mes tjerash kryeministri, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Limaj: Qeveria Kurti për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te kaluara

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin …