leoni

Kryetari, Hashim Thaçi bëri të ditur Marrëveshjen e arritur me palën malazeze për Demarkacionin

Thaçi: Për 10 vite pavarësi Kosova ka arritur shumë suksese por ka pas edhe sfida

Duke folur për të arriturat e vendit dhe sfidat gjatë 10 viteve të pavarësisë, kryetari, Hashim Thaçi i ka deklaruar agjencisë së njohur të lajmeve AFP se gjatë 10 viteve pavarësi, Kosova ka arritur shumë suksese por ka pas edhe sfida. Ai ka shtuar më tutje se populli i Kosovës ka vetëm një vizion – anëtarësimin në BE dhe NATO. Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, kryetari, Hashim Thaçi ka nënvizuar se Bashkimi Evropian është vonuar me Kosovën dhe Ballkanin perëndimorë. Ai ka shtuar më tutje se dialogu është mënyra e vetme për të ecur përpara si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë dhe ka theksuar se dialogu ka ndikuar pozitivisht edhe në veri të Kosovës.  Në veri tashmë janë policët, doganierët e Kosovës, ka liri të lëvizjes, edhe sistemi i drejtësisë është duke funksionuar. Komuniteti serb është i përfaqësuar në Parlament dhe Qeveri. Ne kemi pas 20 vjet të errësirës në veri të Kosovës. Kushdo që ka pritur zgjidhje magjike, ka gabuar, ka deklaruar kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i, EULEX-i, FSK-ja dhe Policia e Kosovës përfunduan ushtrimin, “Shpata e Argjendtë 2”

KFOR-i, ULEX-i dhe Policia e Kosovës sot në do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët, në Kampin “Vrella”

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Misioni i Bashkimi Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX …