Asambleja e qytetit të Namurit në Belgjikë votoi pro binjakëzimit të këtij qyteti me Prishtinën. Ky votim vjen pas vizitës së delegacionit së Namurit në Prishtinë, prirë nga kryetari i qytetit, Maxime Prévot, në nëntorin e vitin e kaluar. Gjatë muajit shkurt, poashtu një delegacion nga Komuna e Prishtinës do ta vizitojë qytetin e Namurit, për t’u njoftuar atje me qeverisjen, politikat, investimet dhe për të nxjerrë mësime që do të mund të shërbenin në Prishtinë. Shfrytëzojmë nga rasti që t’i falenderojmë dy bashkëkombas tanë që kanë jetuar e jetojnë në Namur, Adnan Rexhepi, Mesud Ismaili, Fakete Ahmetaj dhe Arben Fetaj, pa të cilët ky bashkëpunim nuk do të ishte i mundur.
Kontrolloni gjithashtu
Burim Ramadani kërkon shkarkimin e Rizvanollit: Zyrtarët shkuan në Serbi pas Banjskës
Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Burim Ramadani, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
