Institucioni i Avokatit të Popullit ka pranuar ankesa të ndara lidhur me aktivitetet e Kompanisë kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike sh.a. (KEDS j.s.c) për kontrollimin e pajisjeve elektrike nëpër banesa, shtëpi dhe hapësira private. Në bazë të pretendimeve të ankuesve, punëtorët e KEDS-it i kryejnë këto kontrolle pa autorizim nga organet kompetente përkatëse dhe se këto kontrolle kryhen në mënyrë kolektive nëpër lagje të caktuara. Duke pasur parasysh se kontrolli i paautorizuar i banesës mund të shkaktojë shkelje të së drejtës në privatësi dhe shkelje të së drejtës së pronës, të dyja këto të drejta të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të cilat janë drejtpërdrejtë të zbatueshme në Republikën e Kosovës, Avokati i Popullit ka kërkuar nga autoritetet përgjegjëse masë të përkohshme ( pezullim) të këtyre aktiviteteve, të cilat, sipas hetimeve preliminare, besohet se janë duke u ndërmarrë nga ana e KEDS-it. Kjo masë e përkohshme kërkohet të jetë në fuqi derisa Avokati i Popullit të përmbyll hetimet lidhur me këtë çështje dhe të dal me konstatimet dhe rekomandimet përfundimtare.
Kontrolloni gjithashtu
Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
