Kryetari Kuçi ka pritur në takim kryetarin e komunës së Plavës

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, ka pritur në një takim Kryetarin e Komunës së Plavës, Orhan Shamanoviq dhe Kryetarin e Kuvendit të Plavës, Izet Haxhimushoviq bashkë me veprimtarin e palodhur Shqiptar në Mal të Zi, Tahir Gjonbalaj.

Në këtë takim kryetari Kuçi, pasi i ka falënderuar mysafirët për vizitën, i ka njoftuar për zhvillimet e përgjithshme të Komunës së Junikut. Duke qenë si komuna fqinje, Juniku dhe Plava nga Kosova dhe Mali i Zi u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit ndërkufitar në programet e Komisionit Evropian IPA.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan u mirëpritën motoristët e platformës “Liria ka Emër”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në profilin …