Kryetari Elezaj bisedoi me përfaqësues të IOM-it dhe KFOR-it për rrugën në Budisalc

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Lorenc Marleku, janë takuar me përfaqësues të IOM-it dhe të paqeruajtësve sllovenë të KFOR-it, ku është biseduar për asfaltimin e rrugës në fshatin Budisalc të Klinës deri te Manastiri qe do të filloj javën e ardhshme. U shqyrtua mundësia për asfaltimin edhe të një pjese të rrugës 200 metra deri te varrezat e komunitetit shqiptar të Budisalcit. “Ka kërkesa të banorëve të Budisalcit për rregullimin e rrugës deri te varrezat që lidhet me rrugën e Manastirit. Do t’i shohim mundësitë që bashkërisht me Ambasadën e Britanisë së Madhe dhe Ministrinë për Komunitete dhe Kthim të rregullojmë edhe këtë pjesë të rrugës që është shumë e nevojshme për banorët”, ka thënë kryetari Elezaj. Projekti për asfaltimin e rrugës 500 metra deri te Manastiri i Budisalcit është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe me 32 mijë euro dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim me 8 mijë euro. FSK-ja, do të bëjë rregullimin, trasimin dhe shtruarjen e rrugës me zhavorr, ndërsa firma e kontraktuar do ta bëjë asfaltimin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi ofron mbështetje për gratë në sektorin e bujqësisë, në punët artizanale në politikë e vendimmarrje

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka takuar gra nga pjesë të ndryshme …