Enver Hoxhaj paralajmëron edhe masa tjera reciprociteti ndaj Serbisë pas taksës për produktet nga ky shtet

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj: Serbia po bën propagandë kundër Kosovës me lajme të rrejshme

Në prag të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Serbia ka shtuar aktivitetet e kampanjës propaganduese kundër vendit tonë, gjë e cila po implementohet nga mediat serbe të kontrolluara nga qeveria e atjeshme. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj. Përmes një postimi, Hoxhaj është shprehur se këto sulme ndaj Kosovës, po ndodhin për ta dëmtuar imazhin e vendit në prag të 10 vjetorit të shtetësisë. Kjo kampanjë sistematike, thotë Hoxhaj, shkon kundër Kosovës dhe të ardhmes euro-atlantike të rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori Rudolph thotë se Kosova rrezikon t’i humbasë fondet nëse s’ka Kuvend deri në fund të muajit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rajner Rudolph, ka folur rreth krijimit të institucioneve, duke ngritur shqetësimin …