Brickos

Shpend Ahmeti çështjen e vendosjes së flamurit të "Rrethi" i’a lë në dorë kryeministrit Haradinajt

Shpend Ahmeti çështjen e vendosjes së flamurit të Kosovës të rrethi i’a lë në dorë kryeministrit Haradinajt

Mos vendosja e flamurit shtetëror në hyrje të Prishtinës ka ngjallur reagime  nga zyrtarët shtetërorë. E lidhur më këtë  kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti, me anë të një postimi ka deklaruar se çështjen e vendosjes së Flamurit të Kosovës, i’a ka lënë Qeverisë konkretisht kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Po e shoh një debat të gjatë në lidhje me flamurin shtetëror të Kosovës i cili me apo me pa qëllim po drejtohet te Komuna me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. E para, unë jam kryetar i Prishtinës, kryeqytet i Republikës së Kosovës, me kushtetutë e ligje në fuqi, të cilat i zbatojmë dhe i respektojmë. E dyta, vendosja e simboleve shtetërore rregullohet me Ligjin 03/L-038 për përdorimin e simboleve shtetërore të Kosovës dhe Ligjin 03/L-032 për protokollin e shtetit. Aty është shumë e qartë. Neni 3 pika 4. “Protokolli i Shtetit kryen këto funksione: 1.4. përgjigjet për organizimin e ceremonive për festat zyrtare, memorialë, shtetërorë dhe lokale, në rastet kur ato janë jubilare dhe kur për organizimin e të cilave formohet me vendim të Qeverisë të Republikës së Kosovës një komision shtetëror. “ Neni 15 paragrafi 2 “Në mjediset e jashtme flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës qëndron i ngritur mbi ose pranë selive të institucioneve qendrore dhe lokale qeveritare, në pikat kufitare si dhe përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, njëzetekatër (24) orë dhe i ndriçuar drejtpërdrejtë gjatë natës. Në rastet e festave zyrtare dhe memoriale flamuri ngritët edhe në vende të tjera me autorizimin e Kryeministrit, për evenimente shtetërorë ose të kryetarit të Komunës, për evenimente lokale. Besoj se dihet që 10 vjetori është eveniment shtetëror”, ka shkruar Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …