Kryeministri Haradinaj është pritur nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjenerali Tymothy Orr

Kryeministri Haradinaj është pritur nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjenerali Tymothy Orr

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjenerali Tymothy Orr, në bazën e ushtrisë amerikane, njësiti  i helikopterëve luftarakë “Black Hawk”. Me këtë rast, Kryeministri Haradinaj, nga Gjenerali Orr dhe zyrtarët tjerë të ushtrisë amerikane, është njohur për së afërmi me këtë bazë unike si dhe me helikopterët luftarakë “Black Hawk”, thuhet në njoftim. “Është nder i posaçëm të jesh në mesin e ushtrisë mike të popullit të Kosovës, ushtrisë amerikane. Gjenerali Tymothy Orr dhe Garda Nacionale, sot në Iowa më rezervuan një pritje madhështore në bazën ushtarake të njësitit të helikopterëve luftarakë “Black Hawk”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …