leoni

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha priti ambasadorin e Bullgarisë në Kosovës, Dantçev

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha priti ambasadorin e Bullgarisë në Kosovës, Dantçev

Sot ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti në takim pune ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Kosovës, zotëri Nedialtço Dantçev me bashkëpunëtorë.  Me këtë rast, ministri Berisha i dëshiroi mirëseardhje ambasadorit z. Dantçev dhe e falënderoi për bashkëpunimin dhe ndihmat që Bullgaria ka dhënë për Kosovën. Ministri Berisha dhe ambasadori Dantçev biseduan edhe për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësinë e zhvillimit, avancimit dhe intensifikimit të këtyre marrëdhënieve në fushën e sigurisë dhe në fushat tjera  me interes për të dyja vendet.   Ministri Berisha, gjithashtu e njoftoi ambasadorin e Bullgarisë, e zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, të arriturat dhe profesionalizimin e FSK-së, si dhe planet për të ardhmen, me theks të veçantë transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.

Në kuadër të zhvillimit të FSK-së, ministri Berisha foli edhe për përfshirjen e komuniteteve jo shumicë në FSK, integrimin e tyre, përfaqësimin gjinor, bashkëpunimin e përgjithshëm me vendet anëtare të NATO-s, e në këtë kudër bashkëpunimin me NALT-in (Ekipin Këshillues Ndërlidhës të NATO-s në FSK) dhe vendet tjera, si dhe interesimin dhe gatishmërinë e Ministrisë dhe FSK-së për zgjerimin e këtij bashkëpunimi edhe me shtetet tjera.  Ministri Berisha shprehu gatishmërinë për fuqizimin e këtij bashkëpunimi edhe përmes nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit në mes MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë.

Nga ana e tij, ambasadori i Bullgarisë, z. Dantchev falënderoi ministrinë Berisha për pritjen dhe njëherësh i uroi edhe detyrën e re. Ai shprehu gatishmërinë e tij, për intensifikimin, avancimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy ministrive dhe dy shteteve: Kosovës dhe Bullgarisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …