Bendi i Forcave Ajrore Amerikane dhe ai i FSK-së paraqiten së bashku në disa pika muzikore

Bendi i Forcave Ajrore Amerikane dhe ai i FSK-së paraqiten së bashku në disa pika muzikore

Sot në hollin e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, para punonjësve të MFSK-së, me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Bendi muzikor i Forcave Ajrore të Ushtrisë Amerikane për Evropë së bashku me Orkestrën frymore të FSK-së, ekzekutuan muzikë të larmishme. Për të përcjellë shfaqjen ishin të pranishëm zëvendësministri Burim Ramadani, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjeneral brigade Zymer Halimi, sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, dr. Shkëlzen Sylaj si dhe stafi Ministrisë dhe FSK-së. Me këtë rast, zëvendësministri Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama kanë falënderuar Bendin e Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropë, për paraqitjen e shkëlqyeshme, në vigjilje të një ngjarje të rëndësishme në Kosovë siç është shënimi i përvjetorit të 10-të  të Pavarësisë së Kosovës. Bendi nga SHBA-të dhe ai i FSK-së u përcollën me duartrokitje për paraqitjen e shkëlqyeshme.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …