Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është takuar sot me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq më të cilin ka biseduar për proceset integruese euro-atlantike dhe thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.
“Kosova dhe Mali i Zi janë shtete mike. Synim yni i përbashkët janë integrimet euro-atlantike dhe forcimi i raporteve ndërshtetërore, në veçanti në fushën e ekonomisë. Përpara kemi një marrëveshje të rëndësishme, siç është ajo për demarkacionin, të cilën duhet ta ratifikojmë edhe ne. Lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës është proces i pandalshëm”, ka shkruar Veseli në një postim të tij.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
