Nën presionin e Rusisë, UNMIK-u do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë, edhe 10-vjet pas shpalljes së pavarësisë

Nën presionin e Rusisë, UNMIK-u do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë, edhe 10-vjet pas shpalljes së pavarësisë

UNMIK do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë, ka deklaruar zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të KB në Nju Jork,  Stefan Dujaric. Zëvendësministri i Kosovës Enver Hoxhaj, në një konferencë organizuar në Nju Jork me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, se the “UNMIK e ka përfunduar misionin dhe do ishte mirë që forcat dhe burimet të përdoren në vende të tjera të botës, që kanë më shumë nevojë se Kosova”. UNMIK ka aktualisht 342 punonjës në Kosovë, përfshirë këtu edhe punonjësit lokalë. Pjesa më e madhe e tyre operojnë në pjesën veriore të Kosovës, të banuar kryesisht nga serbë. Por, dhënia fund e misionit duhet vendosur nga Këshilli i Sigurimit. Shefja e Misionit të Kosovës pranë Kombeve të Bashkuara, Teuta Sahatqija, thotë se Rusia nuk lejon që të bëhet ndërrimi i destinacionit të këtij misioni  dhe ne vazhdojmë të marrim pjesë në Këshillin e Sigurimit çdo tre muaj, të diskutojmë për një temë pa substancë. UNMIK ka mbetur pa kompetenca administrative e aq më pak paqeruajtëse, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …