Brickos

Thaçi: Kosova e ka të qartë vizionin e saj për të ardhmen, do të bëhemi anëtarë të BE-së, NATO-s dhe OKB-së

Thaçi: Kosova e ka të qartë vizionin e saj për të ardhmen, do të bëhemi anëtarë të BE-së, NATO-s dhe OKB-së

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka shkruar në rrjetin social së Kosova si shtet i pavarur synon që në një të ardhme të bëhet anëtare e BE-së, NATO-s dhe OKB-së.

“Kosova, si shtet i pavarur e sovran, e ka të qartë vizionin e saj për të ardhmen: do të bëhemi anëtarë të BE-së, NATO-s dhe OKB-së. Kemi shumë arsye për t’u krenuar me dhjetë vjet shtet, por kemi edhe sfida përpara. Duhet të festojmë dhe të gëzohemi për të arriturat, por edhe të mendojmë e punojmë me këmbëngulje për realizimin e aspiratave tona”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …