OVL e UÇK-së: Sami Lushtakut nuk i lejohet edhe trajtimi mjekësor i paraparë me ligj

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës rithekson se është kundër mbajtjes në burgje, të të gjithë veteranëve të luftës së UÇK-së, të cilët akuzohen për kinse krime lufte, sepse të gjitha proceset kanë qenë dhe janë politike. Në vend se të mbrohej në liri deri në vendimin përfundimtar, për shkak se edhe dënimi i tij ishte bërë pa kurrfarë faktesh, ish Komanantit të Zonës Operative të Drenicës gjatë luftës, Sami Lushtakut nuk i lejohet edhe trajtimi i duhur mjekësor dhe për shkak të kësaj është futur në grevë urie.


 Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që urgjentisht të marrë masa që ta zgjidhë këtë çështje, sepse për trajtimin në mënyrë jonjerëzore dhe për pasojat shëndetësore të tij, do të jepni llogari.

Kontrolloni gjithashtu

EUCOM dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur Bordin e parë të Ndërveprimit të Komandës dhe Kontrollit

Partneritetet Ndërkombëtare C4 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forca e Sigurisë …