Prokurori i EULEX-it, Schwendiman i kënaqur me punën rreth themelimit të Gjykatës Speciale

Paralajmërimi se Gjykata Speciale do të ketë selinë në Hagë është një dëshmi se po merren në konsideratë qëndrimet e Këshillit të Evropës të publikuara në vitin 2011, ka deklaruar prokurori i Grupit punues të EULEX-it për hetimin e krimeve të luftës, David Schwendiman. Në një deklaratë për agjencinë beogradase BETA ka theksuar se është e një rëndësie esenciale që ky proces të mbështetet nga të gjithë akterët e kyçur në themelimin e Gjykatës Speciale në mënyrë që të merren parasysh dhe të respektohen të gjitha standardet e gjyqësisë ndërkombëtare. Schwendiman ka nënvizuar se “proceduara për themelimin e Këshillit Gjyqësor të Gjykatës Speciale ende nuk është e plotë dhe në këtë drejtim ende ka punë për t’u bërë”. Ndërkohë Qeveria e Holandës ka kërkura nga Qeveria e Kosovës që vendimi për Gjykatën të miratohet edhe në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …