Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, ka thënë se pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me shkeljet që janë bërë me rastin e nënshkrimit të Asociacionit të Komunave Serbe, qeveria e Kosovës duhet të jap dorëheqje. Shala ka drejtuar akuza në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa. Atë çka e thotë kryeministri është e kundërta çdoherë. Ai e di shumë mirë se sot ose nesër doemos do të japë dorëheqje sepse është shkelësi më i madh i Kushtetueses. Në rast se ai nuk jep dorëheqje veprimet tona do të jenë në përputhje me veprimet e tij. Shala ka folur edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, sepse konisideron se gjendja mund të përkeqësohet për aq kohë sa nuk jep dorëheqje kryeministri, Isa Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Aida Dërguti: Gjykata Speciale është produkt i raportit të Dick Martyt dhe presionit ndërkombëtar
Pesë vjet pas dërgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçit, Kadri …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
