Po vazhdon kriza politike në vendin tonë për shkak të mosmarrëveshjeve të thella mes pozitës dhe opozitës, lidhur me marrëveshjet të cilat kryeministri Isa Mustafa i ka nënshkruar në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, të cilat opozita i konsideron marrëveshje në dëm të Kosovës. Partitë opozitare konfirmojnë për ditë se nuk do të heqin dorë nga bllokimi i Kuvendit derisa Qeveria të jap dorëheqje ose të shpallen në zgjedhje të parakohshme. Kuvendi Kosovës ka përfunduar pushimin e dimëror, dhe pritet që të thërras seancën e parë, në një kohë kur vendi përballet edhe me dy sfida të mëdha siç është miratimi i marrëveshjes me qeverinë Holandeze për themelimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, në Hagë dhe zgjedhja e kryetarit të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …