Avokati, Arianit Koci citohet të ketë deklaruar se gjendja shëndetësore e Sami Lushtakut është shumë e rëndë. “Jeta e tij është në rrezik çdo moment. Sot është dita e gjashtë e grevës së urisë dhe ende gjyqtari nuk ka mirëkuptim për kërkesat e ligjshme të tij”, ka thënë ai pas vizitës që i ka bërë në burg. Koci është shprehur se, sipas mjekëve, Lushtakut i duhet 24 orë mbikëqyrje mjekësore specialistike, të cilën ai nuk e ka në burg. Mënyra se si Lushtakut i është ndërprerë trajtimi mjekësor nga ana e kryetarit të trupit gjykues, përkundër kundërshtimeve të mjekëve specialistë, është i paprecedent dhe në kundërshtim me çdo normë ligjore, etike dhe humane, ka thënë Koci për mediet. Ai është shprehur se me këto vendime po rrezikohet siguria juridike e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
