Kryetari Thaçi: Populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave në Zelandën e Re

Kryetari Thaçi: Demarkacioni i kufirit është një votë për të forcuar integrimin tonë në BE dhe sovranitetin tonë

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, është shprehur optimist lidhur me votimin e Demarkacionit me Malin e Zi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Përmes një postimi në “Twitter”, ai ka ritheksuar se votimi i Demarkacionit, do të hapë rrugë të reja për qytetarët e Kosovës e gjithashtu, ratifikimi është një votë për të forcuar integrimin në BE.

“Pres që të gjithë deputetët në Parlamentin e Kosovës të përqendrohen në mundësimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët tanë, duke hapur rrugë të reja për studentët tanë dhe duke krijuar shanse të reja për sipërmarrësit tanë. Demarkacioni i kufirit është një votë për të forcuar integrimin tonë në BE dhe sovranitetin tonë”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …