Ratifikimi i marrëveshjes së Kosovë me shtetin e Holandës për selinë e Gjykatës Speciale, pritet të sjell tensione në Kuvend, për faktin se ekzistojnë dallime të mëdha në mes pozitës dhe opozitës për sa i përket themelimit të kësaj Gjykatë. Avokati Tomë Gashi thotë se rikthimi i Speciales në Kuvendin e Kosovës, pritet të sjell situata acaruese dhe kundërshtie në mes të pozitës dhe opozitës. Mëgjithatë ai thotë se ratifikimi i kësaj marrëveshje është obligim pasi është marrëveshje ndërkombëtare dhe implikon shtetin e Holandës dhe Bashkimin Evropian. Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi thotë se opozita e bashkuar do ta kundërshtoj ratifikimin e kësaj marrëveshje në Kuvendin e Kosovës. Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës më herët kishin deklaruar se marrëveshja me shtetin e Holandës nuk ka pse të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës dhe kjo gjë duhet të kalojë vetëm në Qeveri. Mirëpo, kanë qenë udhëheqësit e shtetit të Holandës të cilët nuk kanë pranuar që selia e kësaj Gjykatë të vendoset në shtetin e tyre pa u ratifikuar në Kuvendet përkatëse.
Kontrolloni gjithashtu
Ibrahim Shala: Balotazhi në Mitrovicë: Provë e vetëdijes kombëtare dhe qytetare”
Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, Mitrovica mbeti në balotazh midis kandidatit të LVV-së, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				