Kryetari Ramosaj priti në takim Drejtorin e Zyrës regjionale të OSBE-së në Pejë

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj dhe kryesuesi i Asamblesë Komunale Haki Shehaj, kanë pritur në takim Drejtorin e Zyrës regjionale të OSBE-së në Pejë, Stefano Donati më bashkëpunëtorë. Ndonëse ishte takim njohës, është diskutuar lidhur më Vetëqeverisjen Lokale, bashkëpunimin mes komunës dhe OSBE-së, projektet të cilat janë realizuar në mes të OSBE-së dhe Komunë së Deçanit. Me këtë rast kryetari Ramosaj, tha se ne ndër vite kemi ndërtuar raporte jashtëzakonisht të mira mes komunë së Deçanit dhe OSBE-së, e besoi se do të vazhdojmë edhe në të ardhmen duke i bërë të ditur edhe sfidat dhe mundësit e zhvillimit në komunë e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …