Kryetari Jashari priti në takim, Samuel Paice – Shef i Seksionit të Demokratizimit dhe Sundimit të Ligjit nga Ambasada e Britanisë dhe Fiona Henry – Zyrtare për Kosovën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, priti në takim, Samuel Paice – Shef i Seksionit të Demokratizimit dhe Sundimit të Ligjit nga Ambasada e Britanisë dhe Fiona Henry – Zyrtare për Kosovën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë. Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen aktuale dhe zhvillimet ekonomike në Komunën e Skenderajt, ndër të tjera u diskutua edhe për planet zhvillimore, sfidat si dhe për prioritetet e qeverisë lokale. Fiona Henry , e përgëzoi Kryetarin për detyrën duke i dëshiruar sukses dhe një rrugëtim të mbarë në këtë mandat. Në fund, Kryetari  Jashari, i nderoi me nga një dhuratë simbolike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …