Për shkak të Rusisë, në KS-së të OKB-së nuk miratohet votimi i rezolutës për armëpushim në Siri

Për shkak të Rusisë, në KS të OKB-së nuk miratohet votimi i rezolutës për armëpushim në Siri

Për shkak të kundërshtimit të Rusisë, në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara nuk ka mundur të miratohet rezoluta për ndaljen e luftimeve dhe arritjen e armëpushimit në Siri ku nga regjimi vrastar i Bashar Al Asadit, i ndihmuar nga Rusia, janë vrarë qindra mijëra civil sirian, në mesin e tyre edhe shumë fëmijë, gra e pleq. Rusia kërkoi ndryshime në draftin që bën thirrje për një armëpushim 30-ditor, në mënyrë që t’u jepet mundësi ndihmave mjekësore dhe evakuimeve të civilëve. Këtë kërkesë të Rusisë, diplomatët perëndimor e shohin si përpjekje për t’i dhënë kohë regjimit vrastar të Bashar Al Asadit për t’i dhënë goditjen përfundimtare forcave që mbrojnë enklavën e kontrolluar prej rebelëve në periferitë e Damaskut. Diplomatë të Francës kanë thënë se dështimi për të vepruar shpejt mund të përcaktojë fundin e vet Kombeve të Bashkuara. Ndërsa presidenti i SHBA-ve, Donmald Tramp, duke folur për situatën e ditëve të fundit në Siri dhe duke aluduar në ndihmën që po i jep regjimit të Basha Al Asadit Rusia dhe Irani, ai theksoi se ajo çfarë kanë bërë këto tri shtete për popullin gjatë kësaj periudhe të fundit e të shkurtër kohe është një fatkeqësi për të ardhur turp.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …