Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të
Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka vazhduar polemikën e tij me drejtuesit e Vetëvendosjes.
Duke i quajtur anarkistë, ai ka thënë se AAK dhe Nisma kanë qortuar Vetëvendosjen
për tradhëti ndaj marrëveshjes për protestë paqësore. Gecaj, në një postim të
afishuar në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar ndaj deklaratës së
krtetarit të vetëvendosjes, Visar Ymeri se dhuna e ushtruar “nuk ishte e parapërgatitur”.
Sipas zëvendësministrit, Gecaj, “anarkistët
kishin shpresuar ta drejtojnë atë masë protestuesish kundër ndërtesës së Qeverisë”,
por kjo dështoi dhe veprimi u tregua kundër-produktiv.
Kontrolloni gjithashtu
Vazhdon bllokada – dështon për herë të 22-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Më 27 maj 2025, në orën 11:30, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar sërish …