Greva

Ministri, Shyqiri Bytyqi: Vazhdon ndërpreja e mësimit deri më 5 mars

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim që të vazhdohet ndërprerja e mësimit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar edhe më datë 1 mars 2018 (e enjte) dhe 2 mars 2018 (e premte). Ky vendim është marrë pas mbledhjes së raporteve për gjendjen e krijuar nga temperaturat e ftohta nëpër komuna dhe në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, si dhe duke pasur parasysh të dhënat që dalin nga Instituti Hidro-Meteorologjik i Kosovës. Ditët e humbura të mësimit do të zëvendësohen  gjatë këtij gjysëmvjetori në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj alarmon: Nëse deri më 4 tetor nuk zgjidhet Presidenti, më 5 tetor Kosova hyn në vakum institucional

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka ngritur shqetësimin për një …