Komuna e Skenderajt dhe Drenasit me aktivitete e përkujtuan 20-vjetorin e betejës se Çirezit dhe Likoshanit

Komuna e Skenderajt dhe Drenasit me aktivitete e përkujtuan 20-vjetorin e betejës se Çirezit dhe të Likoshanit

Komuna e Skenderajt dhe e Drenasit me aktivitete e përkujtuan 20-vjetorin e betejës se Çirezit dhe Likoshanit. Aktivitetet kushtuar kësaj ngjarje u organizuan nga Komuna e Skenderajt dhe ajo e Drenasit.  Për të kujtuar këtë ditë, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, stafin Komunal, përfaqësues të shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së, deputetë, asambleistë si dhe delegacionin nga Komuna e Drenasit në krye me Ramiz Lladrovci, kujtimin e kësaj dite e filluan me homazhe dhe nderime ne Kompleksin e varrezave në Likoshan për të vazhduar me vizita në familjet e të rënëve si dhe me Akademinë Përkujtimore në Prishtinë që u mbajt nën patronatin e kryetarit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ku morën pjesë familjarë të të rënëve, Kryetarët të dy Komunave, përfaqësues të institucioneve qendrore, veteranë dhe invalidë të luftës së UÇK-së. Në këtë ngjarje u vlerësua kjo betejë historike si dhe u evokuan kujtime nga momentet e lavdishme te luftës për liri.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …