LV dhe LDK-së po vazhdojnë të hedhin akuza në drejtim të njëra-tjetrës, deri sa i refuzojnë oferatat në mes tyre

VV dhe LDK kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme pas përjashtimit të Kosovës nga EQAR

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kërkuar nga Kuvendi që të mbaj seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për përjashtimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë ( EQAR). Për kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, ka njoftuar shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti. Ai ka shkruar se Grupi Parlamentar i LDK-se sot e ka dorëzuar kërkesën me 40 nënshkrime te deputeteve për seance te jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës lidhur me vendimet arbitrare dhe joligjore të Qeverisë që kanë quar në përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …