MASHT: Përjashtimi i Kosovës nga EQAR nuk do të ndikojë diplomat e kosovarëve të mos njihen në Evropë

MASHT: Vendimi i EQAR-it është duke u trajtuar me seriozitetin më të madh

 Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se ka pranuar vendimin e EQAR lidhur me procesin e përjashtimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga regjistrat e vet dhe se këtë vendim është duke u trajtuar me seriozitetin më të madh. “Vendimi i EQAR merr për bazë procesin e shkarkimit dhe zëvendësimit të Këshillit Shtetëror për Cilësi. Në këtë vendim parashihet një periudhë prej 90 ditësh, si e drejtë e AKA-së për të argumentuar funksionalitetin dhe pavarësinë e Agjencionit në veprimet strategjike dhe operative të saj. MASHT siguron opinionin publik në Kosovë, veçanërisht, studentët dhe stafin akademik, se është në shërbim të fuqizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe rritjes së cilësisë së tyre. Gjithashtu, mbesim të përkushtuar që asnjë lloj ndikimi politik apo i grupeve të interesit, të mos ndikojë në devijimin e angazhimeve dhe orientimeve tona të drejta, për të ecur drejt objektivave programore që ka vendosur MAShT që nga fillimi i këtij mandati qeverisës, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …