OVL e UÇK-së

Më në fund edhe OVL e UÇK-së reagon kundër “dokoratave” të kryetarit, Hashim Thaçi

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar kundër veprimeve që kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë në rastin e dekorimeve me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. OVL e UÇK-së, nëpërmjet një komunikate thotë se kryetari Thaçi, ka dekoruar një numër të madh të personaliteteve me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, madje edhe njerëz dhe institucione që kanë qenë kundër shtetit, kurse jo edhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Sjellja e këtillë tregon joseriozitetin e institucioneve tona shtetërore dhe të njerëzve që janë në krye të tyre, të cilët duket asnjë punë nuk i qasen me përgjegjësinë dhe seriozitetin e duhur. Me udhëheqës të tillë, që janë pushtetarë, e jo shtetarë, Kosova po stagnon në ndërtimin e shtetësisë së saj”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Anu Prattipati viziton veriun – mesazh Qeverisë së Kosovës: Siguroni jetesë paqësore për të gjithë qytetarët

Në mes të tensioneve të fundit në veri të Kosovës, pas mbylljes së disa zyrave …