Kryekuvendari Veseli sërish thotë se kjo javë do të jetë përfundimtare për Demarkacionin

Veseli: Deputetët janë afër arritjes së konsensusit për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka paralajmëruar se deputetë të Kuvendit janë afër arritjes së konsensusit për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Ai madje ka bërë të ditur se ka deputetë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje që janë duke ndryshuar pozitivisht. Veseli po ashtu ka treguar se sot në mbledhje të Kryesisë kanë diskutuar për çështjen e rregullores së punës së Kuvendit, dhe sipas tij nuk ka pasur mbledhje për diçka tjetër. Në të njëjtën kohë disponimi i të gjithë deputetëve është duke ndryshuar pozitivisht përfshirë edhe te disa kolegë të deputetëve të Lëvizjes së Vetëvendosjes, pastaj edhe ne të gjithëve. Ai tha se nuk ka pasur tensione brenda mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, gjatë diskutimit për rregulloren e punës.

Kontrolloni gjithashtu

Debat për 100 eurot e studentëve: opozita akuzon qeverinë për përdorim elektoral të buxhetit

Para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, qeveria në detyrë e Kosovës kishte miratuar ndarjen e …