leoni

Faton Thaçi: MTI përkrah projektin për trajtimin e ndërmarrjeve në procesin e falimentimit-bankrotimit në Kosovë

Faton Thaçi: MTI përkrah projektin për trajtimin e ndërmarrjeve në procesin e falimentimit-bankrotimit në Kosovë

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, priti sot në takim Suzana Dautaj, koordinatore e projektit “Zgjidhja e borxhit dhe dalja nga biznesi”, të implementuar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (International Finance Corporation) – IFC dhe financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim (SCO). Temë diskutimi ishte prezantimi i objektivave të këtij projekti dhe identifikimin e aktiviteteve për të ardhmen dhe më pastaj nënshkrimi i marrëveshjes të të dyja palëve në mes të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë si kryesues i këtij procesi dhe IFC si implementues dhe këshillues. Znj. Dautaj tha se qëllimi i këtij projekti është ruajta e kompanive nga procesi e falimentimit apo bankrotimit.

Më tej, zv/ministri Thaçi tha se ne jemi të gatshme që t’i japim frymë këtij procesi dhe u zotua se ky projekt do të jetë i zbatueshëm dhe do të gjejë përkrahje edhe nga pjesa që i takon MTI-së, pasi që kjo ministri tani më ka hartuar edhe platinin legjislativ që përkon me projektin në fjalë.

“Ky projekt ka përmasa kombëtare pasi që konsiderojmë se sot është patriotizëm të sfidohesh profesionalisht në ruajtjen, ndërtimin dhe zhvillimin e potencialeve ekonomike që posedon ky vend”, tha Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se skenat e dhunës, janë imazhe jo të mira për Kosovën

Robert Bosch: Kosovës po i kërkohet të bëjë lëshime më shumë sesa Serbisë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shpjeguar arsyet pse shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë …