Zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore, Gëzim Hazrolli gradohet në gjeneralmajor

Zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore, Gëzim Hazrolli gradohet në gjeneralmajor

Gjeneralbrigade Gëzim Hazrolli është graduar nga kryetari Hashim Thaçi në gjeneralmajor. Lajmin e ka bërë me dije për “Epokën e re” një burim brenda MFSK-së. Gjeneralmajor Gëzim Hazrolli tani do jetë drejtor i operacioneve në Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Hazrolli ka qenë zëvendëskomandant i Komandës së Forcave Tokësore Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të kompetencave të tij kushtetuese e ligjore dhe në pajtim me rekomandimin e përbashkët të Ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, javën e kaluar ka bërë edhe disa gradime dhe emërime të reja në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sqarim nga Radio Kosova e Lirë

Drejtoria e Radios Kosova e Lirë njofton opinionin publik se nuk është dhe nuk ka …