Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri para mijëra protestuesve ka deklaruar se kjo qeveri ka shkelur Kushtetutën dhe nuk mund të ketë legjitimitet. Ai premtoi se populli i Kosovë nuk do të lejojë që pasuritë e Kosovës t i falen Vuçiqit e Daçiqit, apo Qeverisë së Malit të Zi. Masiviteti popullor i tregon qeveritarëve se pushteti nuk mbahet me polici dhe masa të dhunshme. Kjo ditë i tregon Qeverisë se kjo gjendje nuk mund të vazhdojë më tej. Ne nuk do të lejojmë që Kosova të pësojë sepse ajo është e tërë qytetarëve dhe jo vetëm e një grupi të qeveritarëve. Sot po fillon epoka e re, pa Isën e Hashim ka thënë mes tjerash Visar Ymeri.
Kontrolloni gjithashtu
Rritje e ndjeshme e pasagjerëve në aeroportin e Tiranës
Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë po vazhdon me rritjen e madhe të numrit të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
