Moor: Të gjithë ne jemi myslimanë, meksikanë, katolikë, hebrenj, të bardhë të zinj, motra e vëllezër

Regjisori  dhe aktivisti i mirënjohur amerikan, Michael Moore ka kritikuar kandidatin republikan për zgjedhjet e ardhshme, Donald Trump lidhur me qëndrimin e tij racist, anti mysliman. Trump ka premtuar se nëse zgjidhet kryetar i Amerikës do të ndalojë hyrjen e çdo myslimani në Amerikë. Michael Moor në kundërshtim të ideve të kandidatit republikan ka afishuar një pllakat ku shkruan: “Të gjithë ne jemi myslimanë!”. Ai ka konfirmuar me këtë rast se është edukuar mbi parime të barazisë, dhe nuk bën dallime ngjyre, kombi, feje e race. Të gjithë ne jemi myslimanë, meksikanë, katolikë, hebrenj, të bardhë të zinj, të gjithë motra e vëllezër ka shkruar Moor në letrën e tij, drejtuar kandidatit republikan, Trump. Regjisori dhe humanisti Moor njihet edhe për qëndrimin e tij kundër intervenimit amerikan në Irak e Afganistan, kundër globalizmit, armatimit, sistemit amerikan në shëndetësi etj. Për veprimtarinë e tij krijues ka marrë shumë mirënjohje dhe çmime me rëndësi, ndërsa për filmin “Bowling for Columbine”, në vitin 2002 ka marrë  çmimin “Oskar”. Tema e këtij filmi ka të bëjë me masakrën e kryer në shkollën e mesme në Columbin të Kolorados. ( Al-Jazeera)

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Vendim i kontestuar i ministrit Stoilkoviç: Akuza për arbitraritet dhe diskriminim në largimin e pesë shqiptarëve

Vendimi i fundit i ministrit Stoilkoviç për largimin nga puna të pesë punonjësve shqiptarë në …