Formimi i AKS-së është kushti kryesor për vazhdimin e bisedimeve me qeveritarët e Kosovës

Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Serbisë, në Beograd, rikonfirmojnë se  formimi i Asociacionit të Komunave serbe është kushti kryesor për vazhdimin e bisedimeve me qeveritarët e Kosovës. Marko Gjuriq, duke folur për formimin Asociacionit ka thënë se kjo është tema kryesore e Kosovës me Serbinë dhe  është temë e të gjitha temave në vazhdimin e pritshëm të dialogut. Ai ka shtuar se Serbia në këtë vazhdim dialogu, pret që Kosova të respektojë fjalën e dhënë dhe obligimet e marra duke theksuar se për këtë kërkesë Beogradi e ka përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo është tema e temave, por do të flasim edhe për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore, statusin e Kishës Ortodokse serbe e shumë tema të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …