leoni

Kryetarit Elezaj takoi operatorë ekonomikë

Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, janë realizuar takime me operatorët ekonomikë, të cilët kanë fituar projektet në vitin 2017 dhe që akoma nuk kanë përfunduar. Në takim kanë marrë pjesë edhe drejtori i Urbanizmit, Lorenc Marleku, drejtori për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, Aziz Desku dhe menaxheri i projekteve, Abaz Foniqi. Kryetari, Elezaj, ka kërkuar nga punëkryesit (operatorët), që punimet të fillojnë sa më parë duke u respektuar afati kohor dhe cilësia e punimeve të jetë konform kontratave, në të kundërtën do të penalizohen dhe përjashtohen nga konkurrenca në Komunën e Klinës. Drejtori për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, Aziz Desku, i ka njoftuar operatorët se mjetet buxhetore për realizimin e këtyre projekteve ekzistojnë. Kompanitë pjesëmarrëse u zotuan se këto projekte do të përfundojnë në përputhje me planin dinamik dhe cilësinë e paraparë me kontratë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …