U nënshkruan marrëveshjet në mes të Përfituesve të serrave, Komunës së Skenderaj dhe IADK

U nënshkruan marrëveshjet në mes të Përfituesve të serrave, Komunës së Skenderaj dhe IADK.

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekimi Jashari, Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Sokol Sallahu, si dhe Zenel Bunjaku, nga IADK- organizata joqeveritare ( Iniciativa për zhvillimin e bujqësisë së Kosovës).

Projekt ky që u realizua nga Komuna e Skenderajt në bashkëfinancim me IADK-në, i quajtur “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës”. Falë bashkëpunimit të mirë në mes të Drejtorit, Sokol Sallahu, nga Komuna e Skenderajt dhe IADK-së, gjashtë qytetarë të Komunës së Skenderajt përfituan serra me madhësi, 160 m2.

Kryetari, Jashari i uroi përfituesit që të punojnë dhe puna e tyre çdo vit të rritet.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …