leoni

Kreu i Qeverisë, Haradinaj: Marrëveshja e ratifikuar na obligon t’i bëjmë korrektimet në drejtim të Çakorrit

Kreu i Qeverisë, Haradinaj: Marrëveshja e ratifikuar na obligon t’i bëjmë korrektimet në drejtim të Çakorrit

Kreu i Qeverisë së vendit, Ramush Haradinaj ka thënë sot se pjesë e marrëveshjes së ratifikuar në Kuvend është edhe raporti i Komisionit dhe deklarata e dy kryetarëve që tashmë i obligon të bëjnë korrektimet e nevojshme në drejtim të Çakorrit dhe Kullës. Ai ka thënë  se përkrahja e Komisionit për formimin e trupës së përbashkët me Malin e Zi është jetike në procesin e korrigjimeve të vijës kufitare sipas ligjit të ratifikuar dje.

“Puna e palodhshme dhe e mbështetur në fakte e Komisionit për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, argumentet e të cilëve ndihmuan shumë lidershipin politik për të marrë vendime të duhura shtetërore, e veçmas puna e tyre i ka ndihmuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët me ratifikimin e Marrëveshjes i dhanë përgjigje një çështjeje që kishte mbetur pezull plot tre vjet. Pjesë e marrëveshjes së ratifikuar është edhe raporti i Komisionit dhe deklarata e dy presidentëve që na obligon të bëjmë korrektimet e nevojshme në drejtim të Çakorrit dhe Kullës. Përkrahja e Komisionit për formimin e trupës së përbashkët me Malin e Zi është jetike në procesin e korrigjimeve të vijës kufitare sipas ligjit të ratifikuar dje”, ka shkruar ai në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …