Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2018 janë miratuar vetëm 75 ligje, nga 177 sa ishin gjithsej në agjendë për t'u miratuar

Sot vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të votohen rekomandimet për rastin Dehari

Seanca e Kuvendit e ndërprerë ditë më parë për shkak të problemeve që gati sa nuk eskaluan në përlasje fizike ndërmjet PDK-së dhe VV-së, do të vazhdojë sot. Në këtë seancë do të votohen rekomandimet e Vetëvendosjes për rastin e vdekjes së Deharit. Këto janë të gjitha pikat e rendit të ditës:

3. Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari,

4. Shqyrtimi i Propozim-Programit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018,

5. Shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit,

6. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,

9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-014 për infrastrukturën kritike,

10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-015 mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale,

11. Shqyrtimi i Raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016,

12. Emërimi i dy (2) anëtarëve të Komisionin për verifikim dhe vendosje të pronave,

13. Emërimi i një (1) anëtari të Komisionit për kërkesa pronësore.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …