Numrit të të punësuarve në Suharekë ju shtuan dhe katër vende të reja pune

Komuna e Suharekës, përkatësisht kryetari i Komunës Bali Muharremaj, vargut të të punësuarve ia bashkëngjiti edhe katër vende të reja pune. Pra janë punësuar edhe katër femra që do të punojnë në mirëmbajtje të ambientit – ndërtesave/hapësirave publike në qytet. Me këtë rast kreu i Komunës Bali Muharremaj, është shprehur se: “Dikur gjatë fushatës zgjedhore, premtimi im ishte që mirëmbajtja e ndërtesave/hapësirave publike do të jetë obligimi ynë. Natyrisht faza e parë veç po fillon, me punësimin e tyre të cilat si pjesë e Eko-Regjionit, nën menaxhimin e Komunës do të bëjnë pastrimin e hapësirave publike në ndërtesa. Theranda është vendi i punëtorëve! Vazhdojmë me projekte tjera dhe me punësime”, ka shkruar kryetari Muharremaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ndau mirënjohje për zyrtarët policor për kontributin e tyre në zbardhjen e rasteve të vjedhjeve dhe sigurisë publike

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti …