Turqia nuk i kërkon falje Rusisë për aeroplanin e goditur nga forcat turke, në Siri

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutogllu, duke folur për marrëdhëniet e acaruara me Rusinë ka deklaruar se është vështirë të parashihet se kur do të përmirësohen marrëdhëniet, apo të parashihet korniza kohore për zgjidhjen e krizës në marrëdhëniet me Rusinë, ka thënë ai në intervistën për televizionin turk NTV. Davutogllu edhe një herë ka përsëritur se avioni rus Su-24 ka shkelur hapësirën ajrore turke dhe se Turqia nuk do të kërkojë falje për rrëzimin e avionit.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …